Të tjera detaje zbardhen nga ngjarje horror në Korçë, ku një nënë pasi ka lindur fëmijën e ka futur atë në një valixhe dhe e ka fshehur në dollap për rreth një muaj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendore, ndërsa jetonte në lagjen 15 së bashku me një tjetër fëmijë adoleshent, i cili vuan nga autizmi.

Bashkëshorti i saj, i cili ishte emigrant në Greqi, ka qenë ai i cili ka njoftuar policinë pasi ka gjetur foshnjën në valixhe pa jetë.

Ai ishte kthyer prej një muaji në Shqipëri, ndërsa ka deklaruar në polici se gjatë kësaj periudhe ndiente një erë të rëndë në banesë, por vetëm dje ka zbuluar se foshnja pa jetë ishte futur në valixhe dhe ishte fshehur në dollap.

Mësohet se tashmë gruaja po mbahen në vëzhgim nga efektivët dhe mjekët dhe ndodhet në maternitetin e qytetit.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb