Policia ka dhënë detaje nga aksidenti ku u plagosën dy gra në Malin e Robit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit.

Burime zyrtare nga policia pohuan se janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit me inicialet M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjëherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb