Detaje të reja dalin në dritë nga atentati që ndodhi një ditë më parë në qendër të Tiranës, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Behar Sofia. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës.

Gazetarja Dorajna Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë. Po ashtu Bezat bën me dije se mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator. Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja. Bezat bëri me dije për ‘BalkanWeb’ se disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.

Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mëso burrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si cdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: