Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja e kasafortës në postën e Krujës me 110 milion lekë, që ka çuar në arrestimin e 4 personave, mes tyre roja private. Bëhet fjalë për shtetasit Mark Caka; Bujar Tafa; Andi Paturri (Çerishti) si dhe roja Besnik Parruca. 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në kërkim janë shpallur dhe 4 persona të tjerë, ndërkohë që policia ka sekuestruar një pjesë të lekëve si edhe automjete dhe armë. Dyshohet se i njëjti grup te këtë kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe ne autostradën Tiranë-Durrës.

Në prokurorinë e Krujës është ngritur një grup hetimor me oficere nga policia kriminale dhe prokuroria te cilët kane marre ne pyetje te arrestuarit te cilet kane pranuar se janë autore te disa grabitjeve te meparshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb