VLORA

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb detaje nga plagosja e 46-vjeçarit Klodjan Memokondaj pasditen e sotme në Vlorë.

Bëhet me dije se Klodjan Memokondaj është goditur me thikë në trup e kokë, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Mehmeti thotë se Memokondaj u plagos me thikë dhe jo me armë, edhe pse në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Ai shton se janë 3 të shoqëruar, nga të cilët 1 pritet të ndalohet teksa dyshohet se konflikti ishte momental dhe mund të jenë përfshirë më shumë persona se vetëm i plagosuri dhe autori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb