Një ditë nga vdekja tragjike e 36-vjeçarit dje teksa po punonte në kantierin e ndërtimit, ‘BalkanWeb’ zbardh detaje të reja. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BW’ se Elvis Josif punonte si i nënkontraktuar nga një firmë, e cila po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja.

Viktima mësohet se ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj. Sipas deklarimeve te personave të shoqëruar në polici, 36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i carë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, punëtori, shtetasi me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Lidhur me ngjarjen e rende, Policia e Korçës arrestoi përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: