BULQIZE

 


Detaje të reja dalin në dritë nga krimi në Bulqizë, ku një 22-vjeçar vrau me thikë 21-vjeçarin Arlind Pasha. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit.

‘BalkanWeb’ ka arritur të zbuloje detaje nga lëvizjet e autorit pak para se të kryente krimin. 22-vjeçari, që mendohet se është person me probleme mendore, kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij dhe më pas ishte larguar nga banesa me një thikë.


Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BW’ se Keta pasi kishte dalë në qendër të qytetit, aty kishte nisur të shkëmbente fjalë me viktimën, dhe më pas kishte nxjerrë thikën dhe e kishte qëlluar. Për pasojë goditja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetën rrugës për në spital.
Aktualisht policia po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: