Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka informuar Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbi procesin e pritjes së refugjatëve afganë.

Kurti e siguron se Kosova ka marrë të gjitha masat për të pritur afganët e evakuar nga Kabuli.

Po ashtu ai thotë se Kosova për këtë çështje po koordinohet dhe bashkëpunon ngushtë me SHBA.

 

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Gjatë një telefonate me Oliver Varhelyikëtë mëngjes, e njoftova me detajet e refugjatëve afganë të pritur në Kosovë. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë nga autoritetet tona për këtë çështje humanitare, dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me SHBA.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb