Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur sot në burgun e Rrogozhinës, ku në sherr janë përfshirë më shumë se 5 të burgosur.

Gazetari Klemend Baci raporton për “Balkanweb” se mbrëmja e sotme ka qenë e trazuar në burgun e Rrogozhinës. Një përplasje masive ka ndodhur ndërmjuet disa të dënuarve. Sherri ka nisur mes 6 të burgosurve. Sherri nisi në palestrën e burgut.

Një nga të dënuarit ka mbetur i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe është nisur për në Tiranë. Të plagosurit e tjerë janë duke u kuruar nga mjekët. Nuk dihen arsyet e zënkës. Dyshohet se konfikti ka ardhur nga një konflikt i çastit. Shtetasi Endrit Goga ka qenë ndër personat që ka nisur sherrin dhe përplasjen e ka nisur me një tjetër shtetas me mbiemër Bajrami.

Institucioni i vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë nuk janë persona që kanë kryer vepra të rënda, por vepra më të lehta penale. Kjo është arsyeja pse dyshohet se zënka ka qenë e çastit. Endrit Goga është sjellë mirë në burg, ndërsa konflikti dyshohet se ka qenë i castit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb