Qarku i Lezhës sërish problematik në zgjedhje. Një përplasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit, ku një person, simpatizant i LSI-së ka mbetur i plagosur.

News24 raporton se kanë qenë rreth 10 persona, ende të paidentifikuar që kanë qëlluar me armë. Ata kanë qenë jashtë një Qendre të Votimit tek shkolla në Shëngjin. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur F.Dushku, i cili është transportuar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e kaluara të vitit 2015, ka pasur sërish probleme dhe përplasje me armë. Po kështu në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës pati edhe të vrarë në Laç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb