MADHESI E MADHE- Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe, ku një 49-vjeçar plagosi me automatik fqinjin e tij.

‘BalkanWeb’ mëson se autori i dyshuar i ngjarjes, Vasel Vuçinaj është kreu i Partisë Socialiste të Kelmendit. Ky i fundit mësohet se bashkë me viktimën kanë qenë të ftuar në banesën e një prej shokëve të për darkë ku kanë pirë deri në orët e para të mëngjesit.

Por mes dy fqinjëve ka nisur një debat për motive banale, ndërsa në mëngjes Vuçinaj ka marrë një automatik dhe ka hapur zjarr në drejtim të banesës së fqinjit, ndërsa e ka lënë këtë të fundit të plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pak pas krimit, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automatik.

Vasel Vuçinaj 1
Vasel Vuçinaj 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb