Hallë e nip janë qëlluar me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Zezë të Krujës.

Ky është informacioni që vjen pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi pak minuta para mesnatës në fshatin Zezë.

Dy të plagosurit u identifikuan si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës por gruaja nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb