TIRANË- Pasi ka qëlluar me armë vajzën që donte, ai ka qëlluar me një plumb në kokë edhe veten. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktima është 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni ndërsa i riu që qëlloi ndaj saj dhe më pas veten është Xhaferr Mata, 31 vjeç.
vrasje-ne-tirane-don-bosko-1
Ai është transportuar me urgjencë në spital pas ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga bluzat e bardha ka një plumb në kokë. Ai ndodhet i intubuar në reanimacion në rrezik për jetën.

Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugën “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: