Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Grudë të Shkodrës, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një banesë. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se shënjestër e sulmit është bërë shtëpia e Gjergj Mhillaj.

Burime zyrtare thanë se dy vëllezër, shtetasit me inicialet me inicialet A.K., 37 vjeç, dhe N.K., 28 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së 63-vjeçarit dhe për pasojë nga të shtënat, plumbat kanë prekur qenin e kësaj familje, i cili për pasojë ka ngordhur.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb