Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në Durrës, dhe të shkuarën e tyre të errët.

Ka qenë njëri prej të arrestuarve, një 22-vjeçar, i cili ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbërthyer gjithë bandën kriminale të Durrësit, që ka lidhje me disa vrasje dhe me grabitjen e bujshme të mijëra eurove në Rinas.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ka qenë Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj, që e ka bindur 22-vjeçarin për vetëm 10 minuta të bëhet dëshmitar i drejtësisë dhe të tregonte autorët e krimeve.

I riu është shoqëruar nga banesa e tij në polici nga një patrullë e komisariatit, ndërsa oficerët e krimeve i kanë thënë atij se kanë prova të pakundërshtueshme të pjesëmarrjes së tij në ekzekutimin e vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Haxhiaj, më pas në dhomën e marrjes në pyetje ka hyrë drejtori Vocaj dhe për 10 minuta e ka bindur të riun të flasë dhe të tregojë gjithë ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb