HIMARË

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit të njohur Niko Goro. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.

Siç raporton gazetari Mehmeti, biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me motrën e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.

Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-restorant dhe një hotel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb