Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga atentati mafioz në Elbasan, ku është ekzekutuar me armë zjarri 62-vjeçari Bujar Çela.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 62-vjeçari punonte si taksist pa licensë.

Siç mëson gazetarja Bezat, Çela shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë, dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

62-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash, teksa po futej në lokal për të pirë kafenë e mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb