KABUL

Talebanët sulmuan sërish në Afganistan dhe shkaktuan po prapë viktima. Një shpërthim vetëvrasës i talebanëve në qendër të Kabulit vrau të paktën 10 civilë dhe dy ushtarë të NATO-s të enjten, duke shkatërruar makina dhe dyqane në një zonë afër selisë së forcës ushtarake ndërkombëtare të Afganistanit dhe ambasadës amerikane.

Talebanët kanë marrë përsipër këtë sulm. Talebanët morën përgjegjësi për sulmin edhe pasi kryengritësit dhe zyrtarët e SH.B.A.-së kanë qenë duke negociuar një marrëveshje për tërheqjen e trupave të Sh.B.A-së në këmbim të garancive të sigurisë së jetës të talebanëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të paktën 10 civilë janë vrarë dhe 42 të plagosur u dërguan në spitale,” tha Nasrat Rahimi, një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Misioni i Mbështetjes së Qëndrueshme të drejtuar nga NATO tha në një deklaratë se një ushtar rumun dhe një amerikan, anëtarë të NATO-s u vranë në kryeqytetin afgan.

Një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme të Afganistanit tha që të dy ushtarët u vranë në sulmin me bomba vetëvrasëse dhe automjeti i tyre ishte objektivi kryesor. Vrasja e ushtarit amerikan bënë që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në  shtetin e Afganistanit këtë vit të shkojë në 16. Dëshmitarët thanë se një kamikaz ka shpërthyer në mes të kryeqytetit dhe shkaktoi tragjedinë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb