TIRANE- Ishte një telefonatë në numrin 112 ajo që shpëtoi Roland Çakmashin pas një konflikti për ndarjen e banesës me të vëllain mëngjesin e sotmë. Thirrjet “Po më vret vëllai” parandaluan një krim në familje, por me të arrestuar 40-vjeçarin Edmond Çakmashi policia mësoi se këtij të fundit i ishte bërë një atentat me 5 shtator të 2014.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanWeb se atentatin ndaj Edmond Çakmashit e kreu krupi kriminal i vrasësve me pagesë, Isuf Uzini, Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, të cilët i drejtonte nga burgu Admir Tafili. Nga ky atentat ky i fundit ka mbetur i plagosur. “Më datë 04. 09. 2014 me porosi të shtetasit Ardian Isuf Uzini, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarrin shtetasin Edmond Cakmashi”,- sqaron policia.

Ndërsa familjarët kanë deklaruar në polici se prej kohësh 40-vjeçari Edmond Çakmashi shfaqte çrregullime mendore.

JA SI TENTOI TE VRASE VELLAIN SOT NE TIRANE
thumbnail_WhatsApp Image 2016-10-17 at 09.09.08
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, parandalojnë sërish një ngjarje të rëndë në familje falë një telefonate nga një qytetar që denonconte dhunën e të vëllait dhe kërcënimin me armë nga ky i fundit.

Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi shtetasin Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në cilësinë e provës policia neutralizoi dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb