DURRES- Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja e zyrës postare në Durrës, ngjarje që ndodhi gjatë natës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se dy autorët, tashmë të arrestuar, kanë shkatërruar qepenin dhe më pas kanë dëmtuar derën kryesore. Fill pas kësaj ata janë futur brenda dhe kanë nisur të kontrollojë për para. Pasi kishin shkëputur linjën e internetit, autorët kanë harruar kamerat e sigurisë, të cilat punonin.

Grabitësit kanë marrë 3 kasafortat, pasi nuk kanë mundur t’i hapin ato, por tentativa e tyre rezultoi e dështuar pasi pak më vonë u kapën nga policia. Kastriot Koçobelli, specialist i Sigurisë dhe Cilësisë në Posta Shqiptare tha për Haxhiajn se brenda kasafortave nuk ka pasur lekë, pasi çdo ditë paratë dërgoheshin në bankë. Ndërkohë, autorët kanë kontrolluar edhe në zyrat e tjera për lekë, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë, ndërsa kanë bërë rrëmuje.

Ata kanë hyrë edhe në zyra të tjera ku kanë bërë rrëmujë por nuk kanë bërë gjë. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të shoqëruar për ngjarjen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: