Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet e vetëvrarë në banesë një 20-vjeçare.

Burime policore i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Lorena Kodra, se një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.

Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.

20-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb