Zbardhen detaje të rënda nga ngjarja tronditëse, që raportohet se ka ndodhur sot në Gjermani, ku një kosovar ka vrarë gruan, vajzën 17 vjeçe dhe më pas veten. Mediet e huaja raportojnë se 51-vjeçari ka vrarë fillimisht gruan 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe, brenda banesës së tyre.

Pastaj, autori i krimit të rëndë është vetëvarur me litar. Mediet gjermane raportojnë se në banesë ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit kosovar, 14 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit.

Mësohet se e mitura është mbyllur në dhomën e saj, teksa i ati ka vrarë gruan dhe vajzën tjetër. Ai i ka kërkuar vajzës së vogël që të dilte nga dhoma, por ajo nuk ka pranuar, duke shpëtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb