60-vjeçari Besim Zeneli mbeti i plagosur pranë autostradës në Laç, në dyqanin e tij të fruta-perimeve.

Gazetari Elidon Ndreka tha për BalkanWeb se Besim Zeneli teksa mbyllte dyqanin e tij është plagosur. Në drejtim të tij është qëlluar me dy plumba.

Zeneli është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës dhe është ashtë rrezikut. Autori është arrestuar, po ashtu edhe dy persona të tjerë janë shoqëruar si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë deri tani dy janë dyshimet kryesore një grabitje e mundshme apo ajo e një hakmarrjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb