Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Gjergj Krygjes një ditë më parë në fshatin Sumë të Dukagjinit. 43-vjeçari mendohet se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe policia dyshon se ka më pak se një vit që autoritetet italiane e kanë sjelle në Shqipëri duke e depërtuar. ‘BalkanWeb’ mëson se Policia pritet t’i dërgojë një shkrese autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjes dhe depërtimin e tij.

Të njëjtat burime sqaruan se 43-vjeçari para afro 2 vitesh ka qenë i shpallur në kërkim në Shqipëri, i dyshuar si kultivues i lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit. Policia piste të përgjithshme ka këto çështje, megjithatë ende nuk ka indicie konkrete nëse kanë lidhje direkte me vrasjen e tij apo ka ndonjë konflikt tjetër. Po ashtu ende nuk ka asnjë informacion rreth identitetit të autorëve dhe policia po punon për identifikimin e tyre. Gjergj Krygja është vrarë afër derës së shtëpisë, ndërsa të shtënat janë dëgjuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka dalë menjëherë por e ka gjetur të vdekur me katër plumba në trup. Ai është qëlluar me automatik kallashnikov nga një largësi prej rreth 20 metër. Ndonëse u tha se autorët kishin lëvizur me një fuoristradë, pas hetimeve, rezultoi se mjeti nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi i përkiste një banori të zonës.

Mendohet se autoret e vrasjes e kanë ruajtur viktimën dhe sapo e kanë parë të vetëm e kanë qëlluar, ndërsa mendohet se kanë lëvizur në këmbë dhe jo me makinë. Familjarët fillimisht kanë kërkuar helikopter duke menduar se kishte mbetur i plagosur rëndë, por në pak minuta ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia është nisur serish sot drejt vendit të ngjarjes për të gjetur gëzhojat e katër plumbave me të cilët është qëlluar si dhe prova të tjera duke qenë se një dite me pare ka qene tejet e vështirë per shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu. Familjaret kane deklaruar se ata nuk e kane idenë perse ka ndodhur kjo vrasje dhe janë shprehur se në dijeninë e tyre viktima nuk ka patur ndonjë konflikt. Gjergj Krygja kishte shkuar me familjen për të mbledhur prodhimet e dimrit në Dukagjin sepse shtëpinë ku jeton e ka në fshatin Shtoj të njesisë Rrethina bashkia Shkodër.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe gjetjen e autoreve. Kjo është vrasja e dytë e ndodhur brenda pak kohëve në Dukagjin teksa në 21 tetor u qëllua shtetasi Lazer Arra në fshatin Palaj të njësisë Shosh ne Dukagjin, ngjarje që nuk kanë lidhje me njera-tjetren.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb