TIRANË- Detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku humbi jetën një 13-vjeçare.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se minorenia ishte gjetur në agoni nga i ati Xhevat Brahaj që e kishte transportuar menjëherë në spital.

Mësohet se ajo kishte plagë me mjet prerës në trup dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë. Policia ende nuk ka dhënë shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares K. Brahaj, ndërsa po kryen hetime dhe babai i saj është marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb