MIRDITË

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Rrëshenin. Vëlla e motër janë vrarë në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen në rrethana ende të paqarta.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj. Viktimat janë me inicialet V.F. vëllai dhe E.F. motra. Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb