VLORE– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Duket se sherri me nusen i kushtoi jetën 79-vjeçarit, i cili u qëllua në gjoks dy herë me çifte nga Sokrat Xhuveli.

Nga sa mësohet pak para ngjarjes të dy ata kanë debatuar me njëri tjetrin.

Sokrat Xhuveli, i cili është edhe autori i krimit, është fqinji por edhe daja i nuses së djalit të viktimës. Autori i ka trokitur në derë te moshuarit Hetem Brahimaj. Midis tyre pati një debat verbal, por më pas 57-vjeçari shkoi dhe mori armën në shtëpi, e vetëm pas pak minuta ai rikthehet serish dhe qëllon drejt e në gjoks Brahimajn, raporton “ABCnews”.

Dyshohet viktima të jetë zënë më parë me nusen e djalit. Daja qe mesa duket është vënë në dijeni ka kërkuar nga vjehrri të ketë kujdes me mbesën. Ky debat është pasuar me vrasjen e 79-vjeçari Brahimaj.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al duke klikuar tek linku:  http://www.gsh.al/2017/06/01/detajet-vjehrri-zihet-me-nusen-daja-i-saj-merr-ciften-dhe-e-vret-ne-banese-ja-cfare-ndodhi-ne-borsh/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb