DURRËS

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Durrës, ku u shënua edhe një viktimë.

Viktimë në sherrin e ndodhur në qytetin bregdetar ka mbetur shtetasi Idajet Dulla, 35 vjeç.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se Dulla punonte si shofer autobusi për një kompani private.

Mësohet se babai i tij ka punuar më parë në polici. Idajet Dulla u vra me thikë në zonën e Plepave.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dulla u qëllua me thikë nga ana e Arbër Koti. Autori ka qenë në furgon,  ndërsa viktima me makinë të vogël.

Sherri mes tyre dyshohet se ka ndodhur për parakalim dhe bllokim të rrugës.

Arbër Koti ka zbritur nga automjeti i tij, ka qëlluar Idajet Dullën me thikë dhe ka ikur menjëherë nga vendngjarja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb