SHKODER- Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e djeshme në Shkodër, ku viktimë mbeti një mjek. ‘BalkanWeb’ ka mësuar se 40-vjeçari Ilir Alija dhe autori i dyshuar Dritan Ymeri jetonin në një ndërtesë 3 katëshe ngjitur me njeri-tjetrin.

VRASJA-NE-SHKODER-1

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se Alija ka qenë duke bërë disa punime në katin e tretë, por nuk ka gjetur dakordësinë me autorin e vrasjes. Po ashtu, mësohet se konflikti ka nisur që dje gjatë ditës. Më pas rreth orës 00:00 Dritan Ymeri ka prishur një pjese të punimeve që po bënte 40-vjeçari. Në këto momente Ilir Alija është zgjuar nga gjumi dhe ka dale jashtë për të biseduar. Biseda mes tyre ka përfunduar me ofendime dhe në atë moment Dritan Ymeri ka qëlluar me tre plumba në kokë 40-vjeçarin. Vrasja e 40-vjeçarit është bërë në praninë e djalit të tij 15-vjecar dhe nënës se tij. Menjehere ne vendngjarje kane ardhur forca te shumta policie.

VRASJA-NE-SHKODER

FNSH nuk ka ndërhyrë brenda banesës derisa kanë ardhur forcat RENEA. Këta të fundit për më shumë se një orë kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe ndërtesën 3 katëshe, por autori nuk ka qenë brenda siç pretendohej sepse është larguar. Menjëherë pasi ka kryer vrasjen, autori kishte vetëm 3 muaj që ka ardhur nga Franca dhe jetonte me gjyshën e tij.

Bëhet e ditur se që nga momenti kur ka ardhur ka patur debate me viktimën duke mos rene dakord për shkak se ndodheshin ngjitur. Familjaret e viktimës ndodhen në gjendje të renduar psikologjike ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
VRASJA-NE-SHKODER-3
VRASJA
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: