SHBA- Prej 11 ditësh aktorja shqiptare Adea Shabani rezulton e zhdukur në SHBA. Autoritetet amerikane kanë vënë në dispozicion një shumë prej 25 mijë dollarësh për të gjithë ata që japin informacion për gjetjen e vajzës shqiptare nga Maqedonia.

“Kanë kaluar 11 ditë, ne jemi të frikësuar, por po lutemi që Adea të jetë mirë”, tha shoku i saj Christian shkruan sajti amerikan ‘ABC7’. Mes të tjerash ata tregojnë se kur nisën t’i shkruanin Adeas, dhe kjo e fundit nuk po u kthente përgjigje nisën të merakoseshin pasi kjo sjellje nuk ishte në tipin e saj. “Kjo është në karakterin e saj. Ajo është një vajzë shumë e përgjegjshme,” tha shoku u saj.
Ndërkohë Jayden Brant, hetuesi privat i punësuar nga nëna e vajzës tha se nuk ka asnjë dëshmi nëse 25-vjeçarja donte t’i bënte keq vetes. “Nuk kemi dëshmi se ajo është arratisur, apo është zhdukur vullnetarisht. Nuk dimë nëse ajo donte të dëmtonte veten” tha ai.

ZHDUKJA E AKTORES
Që prej 11 ditësh aktorja shqiptare Adea Shabani që jeton në SHBA është zhdukur pa lënë gjurmë, lajmi i cili ka bërë xhiron e mediave botërore. Shqiptarja nga Maqedonia që ka luajtur në filmin “All or nothing”, ndërsa jeton prej 2 vitesh në Los Angeles, për të ndjekur ëndrrën e saj drejt Hollywood-it.

adea1

Shqiptarja studion për aktrim, ndërsa hera e fundit që ishte parë ishte pikërisht më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood. Nëna e aktores, sapo u njoh me lajmin, udhëtoi nga Maqedonia drejt SHBA-ve, pasi bëri denoncimin në polici angazhoi dhe një hetues privat për të rënë në gjurmët e vajzës së saj. Aktualisht policia vijon kërkimet për gjetjen e vajzës shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb