Detaje të reja vijojnë të zbulohen nga krimi i dyfishtë që tronditi këtë mesditë Patosin dhe mbarë vendin.

22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta. Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se vetëm tri ditë më parë Manol Rapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin Martin Skëndaj dhe babanë e tij, pasi këta të fundit kishin shkuar për të debatuar me të, me pretendonin se ai kishte ngacmuar motrën e 22-vjeçarit.

Sipas denoncimit të bërë në polici, Rapaj kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin pas me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Gjithashtu, gazetari Kuçi ka pyetur edhe disa banorë të lagjes, ku jetonin viktimat dhe autori i krimit, të cilët kanë thënë se i njihni di djem shumë të mirë të dyja palët.

Banori 1: Të mirë ishin të dy, çuna të urtë, familje të mira. Konfliktet s’i dimë ne, i di prokuroria, por ka pas ca gjëra të vogla.
Banori2: Sot e mora vesh lajmin. I njihnim si djem të mirë, edhe ky që qëlloi edhe ata tjerët, se çfarë kanë pasur nuk e di. Nuk e di për konflikt, s’di gjë çfarë kanë pas me njëri-tjetrin. Janë afër, ngjitur me njëri-tjetrin. Pastaj se ka qenë e çastit, se ka qenë e vjetër, nuk e di. Sa di ti, di dhe unë.

Banori 3: Kjo që ndodhi ishte e mira të mos kishte ndodhur, por ja që ndodhi. Është për të të ardhur keq për të dyja familjet, kanë qenë të mira, në hallin e tyre, në punën e tyre. Nuk di asgjë për konflikt mes tyre, vetë si person nuk kam dëgjuar gjë. Shumë të mirë ishin të dy, edhe viktima, edhe ish-polici i burgut. Unë isha në punë, kur erdha në shtëpi e pashë në televizor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb