KOSOVË

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Gazeta Sinjali, bazuar tek burime zyrtare shkruan se Valdete Bllaca pasi ka varë 4 anëtarët e familjes së saj ka qëndruar rreth 4 orë në banesë e vetme. Po ashtu, ka dyshime që ngjarja në fjalë të keqe qenë e planifikuar, pasi gazeta shkruan se një ditë më parë ajo i kishte dhënë 12 mijë euro tezes së saj, ndërsa e kishte pyetur dhe se sa kushtonte një ceremoni mortore. Mes të tjerash mësohet se në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në shtëpinë e familjes Bllaca, por në derë ishte shfaqur Valdetja. Ndonëse ishte munduar që të fshihte ngjarjen, ajo i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë.

Pasi ishin përshëndetën me policen dhe po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes. Bazuar në burime të sigurta të Sinjalit, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllai i vogël, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, teksa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: