Detaje shokuese dalin në dritë nga krimi që tronditi gjithë vendin, ditët e para të këtij janari, ku u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj, tha se trupi i 50-vjeçares nuk është hedhur në rezervuar, por në një pusetë të vogël të këtij rezervuari, ku është dashur forca për ta futur.

Për këtë, ai hodhi dyshime se një gjë e tillë nuk mund të bëhej vetëm nga tre personat e arrestuar, që janë të rinj, por është dashur më shumë forcë. Më tej, bashkëshorti i të ndjerës deklaroi se kryesori në këtë krim makabër, që sipas tij, është më i rëndi në rajon, është kushëriri i tij i arrestuar, 16-vjeçari Luis Saliaj.

“Është e pavërtetë, që ai nuk ka marrë pjesë në përdhunim. Ai është kryesori që është përfshirë. Ai e ka mbajtur derën hapur, ai e ka hapur për çdo gjë. Lajmin e përdhunimit e mësuam vetëm nga mediat. Mund të mos jetë i vërtetë. Unë kam bërë deklaratë dhe në Policinë e Fierit, ne presim vetëm drejtësi. Me familjet e autorëve, larg. Nuk ndryshojmë qëndrim. Nuk kemi shkuar në Prokurori për të marrë detajet e hollësishme për krimin. Kemi dhënë dëshmi vetëm në polic.

Besoj se nuk është hedhur në rezervuar, por në pusetë, që është e vogël, dhe falënderoj ata që nxorën trupin. Edhe për të kaluar për ta hedhur aty, është dashur forcë dhe jo 15-vjeçarë. Ne i kërkojmë drejtësisë dënimin maksimal për autorët, se është krimi më i rëndë jo vetëm në Shqipëri, por më gjerë”, deklaroi Hair Saliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb