Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Blushi shkruan në “Facebook” se “Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS”.

Sipas zëdhënësit të Metës, “Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS”.

Reagimi i Blushit:

Mos u tallni me Tao Taon!

Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.

Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.

Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!

Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!

Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb