Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur sulmeve të Ramës për çështjen e detit.

Vasili thtoë se kryeministri aktual e shiti detin e Shqipërisë, dhe u bë zëdhënës i dashur i Greqisë dhe interesave të saj.

Sipas Vasilit, shërimi i shpejtë i vetëm është 25 prilli për të larguar kryeministrin Rama dhe qeverinë.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

KA VETEM NJE MASKARA!!

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe nguli Ndrangeten ne mes te qeverise dhe ne mes te Tiranes.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe beri Shqiperine Kolumbine e Europes.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe e beri Shqiperine lavatriçen e parave te qelbura.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe lë popullin ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, ku infektohen mijra shqiptare e humbin jeten dhjetra te te tjere dhe ai ben turizem elektoral neper Shqiperi.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe kerkon te mashtroje shqiptaret me nje traste te qelbur vaksinash kontrabande.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe edhe vdekjet nga COVID i fsheh dhe i manipulon.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe leket per oligarket i derdh lume dhe nuk jep asnje lek per pandemine.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe grabit miliardat e shqiptareve per Konçesione kriminale.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe shiti detin e Shqiperise dhe u be zedhenesi i dashur  Greqise dhe interesave te saj.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe shiti edhe kufijte e Kosoves dhe u be zedhenesi i dashur i interesave te Serbise dhe te Vuçiçit.

Ka vetem nje Maskara dhe eshte ai, qe po izolon shqiptaret dhe po bllokon integrimin europian.

Pra ka vetem nje KryeMaskara ne krye te qeverise se çakenjve rilindas, qe kerkon ti haje trupin, zemren bile edhe kockat Shqiperise tone.

25 prilli eshte sherimi i vetem nga ky tumor maskarelleku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb