Në mbrëmjen e “Olimpico”-s, ndryshimin e bënë kryesisht repartet e qendrës. Milinkoviç-Saviç dhe Luis Alberto nënshtruan Vesinon dhe Barelan. Brozoviç i vetëm, dhe që doli nga fusha çerek ore para fundit, nuk mjaftoi që të garatonte cilësinë e pasimeve. Të gjitha skuadrat e mëdha përveçse të presojnë, vrapojnë dhe të mbyllin kundërshtarin në zonën e tyre, duhet të dinë edhe sesi të vënë në gjumë lojën. Të ngadalësosh ritmet duke mbajtur në pasivitet rivalin dhe më pas të godasësh.

Këto janë mënyra thelbësore, veçanërisht kur je në epërsi të një goli. Për të bëtë këtë është e rëndësishme të kesh cilësi në qendër: të gjesh Sensin në formën më të mirë dhe mbi të gjitha të fusësh në organikë Eriksenin, një që këtë rol e ka cilësinë e tij më të mirë.

Dhe në këtë moment vjen pikëpyetja më e madhe. Përse danezi nuk arrin të sigurojë një fanellë titullari? Konte pas humbjes tha se skuadra mbërriti deri këtu edhe pa Eriksenin, duke shfaqur një lloj pasigurie për të modifikuar ekulibrat që ai vetë arriti të krijonte përpara nisjes së sezonit.

Eriksen vërtet që mund të sjellë një farë rreziku në momentin kur topin nuk e zotëron Interu, por aftësitë e tej teknike mund të shndërrohen në një çelës të rëndësishëm për 14 ndeshjet e mbetura. Edhe nëse do të duhet të çmontohet një 3-5-2 që tashmë është markë e trajnerit salentin.

Të fusësh në ekip ish-mesfushorin e Totenhemit nuk do të thotë se duhen fituar të gjitha ndeshjet deri në fund, por as të pësosh përmbysjen e radhës. Duhet vetëm përshtatja me një zgjidhje më shumë në mënyrë që të edhe sulmuesit të gjejnë më shumë vazhdimësi në momentet delikate. Një vlerë që mund të ndihmojë ekipin edhe kur skuadra nuk ecën me 200 km/h (duke pëërdorur fjalët e Kontes).

Sfida shtëpiake me Sampdorian në krizë, mund të jetë rasti i mirë për të eksperimentuar, për të vënë ndonjë tullë më shumë në një skuadër që është ende një kantier i hapur dhe për të treguar se asgjë nuk është e humbur në luftën për titull.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: