TIRANE– Detyrimet e prapam betura të krijuara rishtazi nga Ministria e Financave arrijnë në vlerën 2.5 miliardë lekë. Fondi Monetar Ndërkombëtar i kishte lënë detyrë qeverisë shqiptare jo vetëm shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, por edhe moslejimin e krijimit të detyrimeve të reja.

Ministria e Financave nuk ka mundur të zbatojë “detyrën” dhe sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Financave, rezulton se në fund të 8-mujorit shumica e institucioneve shtetërore kanë detyrime të pashlyera ndaj sipërmarrjes për projekte apo punë publike.

Kështu, referuar këtyre treguesve, rezulton se, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shifrën më të lartë të detyrimeve, me rreth 1.8 miliardë lekë, e ndjekur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik me rreth 247 milionë lekë, Ministria e Drejtësisë me 192.5 milionë lekë, Ministria e Mjedisit me 152.4 milionë lekë, Ministria e Arsimit dhe Sportit me 8.3 milionë lekë, Ministria e Bujqësisë me 37 milionë lekë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale me 5.2 milionë lekë. Ndërkohë që, me borxhin më të ulët rezulton Ministria e Kulturës, me rreth 0.7 milionë lekë.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb