Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Tiranës po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve i formësuar nën lajtmotivin “Think Global, Embrace Digital”.

Në këtë panair, dev.al vjen me moton “Smart & Simple”, si një përgjigje e kësaj nevoje me misionin për të krijuar mundësi të reja për bizneset vendase, duke ofruar zgjidhje inovative për thjeshtimin dhe optimizimin e proceseve të tyre të përditshme.

F64cf55d 7aee 4a65 A84b Bcf85db5d37e
F64cf55d 7aee 4a65 A84b Bcf85db5d37e

Pas suksesit me devPOS, zgjidhjen software në kuadër të procesit të fiskalizimit, që përdoret nga mbi 17,500 subjekte, dev.al vjen në këtë panair për të prezantuar tre prdodukte të reja:

 – devHR një zgjidhje për menaxhimin e burimeve njerëzore të nje organizate.

– devPMS një zgjidhje për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave akomoduese.

– devRentals një sistem për menaxhimin dhe automatizimin e proceseve të punës së kompanive që ofrojnë makina me qira.

Ndërkohë që në hapjen e panairit, kompania ka njoftuar edhe mbërritjen së shpejti të devBooks, një zgjidhje e shumëkërkuar që do të ndryshojë përgjithmonë punën e kontabilistëve.

Përgjatë panairit, dev.al do ta gjeni në një hapesirë të veçantë ekspozimi dedikuar shkëmbimit të informacionit, ku ju mund të provoni e te informoheni mbi zgjidhjet e ofruara.

Ju mund të ndani dhe gjeneroni ide të reja që nevojat tuaja të adoptohen dhe përshtaten me zgjidhjet e ofruara nga dev.al, duke fituar kështu një partneritet të ri, të besueshëm, dhe profesional.

Fjala e themeluesit të dev.al, Igli Gjelishti në ceremonine e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Të nderruar pjesëmarrës,

të nderuar organizatorë.

Më lejoni t’ju pergëzoj dhe falënderoj për tematiken e zgjedhur si motivin kryesor të panairit të këtij viti: përqafimin e digjitales.

Si pjesë e tregut të ICT-së, mendoj që gjendemi në një moment kur duhet, ne së brendshmi, por edhe me gjerë me të gjithë aktorët e tjerë, të fillojmë të mendojmë për të ardhmen afatmesme e afatgjatë të sektorit tonë.

Gjatë dy viteve të fundit, kur realiteti post-pandemik u shoqërua me një bum kërkese globale në fushën e teknologjisë së informacionit, kryesisht për programues, me një ndikim ekstrem edhe në tregun tonë, kam bëre thirrje sa herë më është dhënë mundësia, publikisht e privatisht, që duhet të bëjmë kujdes që të mos e shndërrojme sektorin tonë në industrinë fasone të radhes, ku eksportojme “krah pune” (në thonjëza, sepse në fakt eksportojmë mendje), por në fund nuk na mbetet asgjë, e në momentin e parë që do ketë rënie të kërkesës, apo një oferte më të mirë nga nje vend tjeter, do duhet të kthehemi vite prapa.

Kam frikë se koha po vërteton shqetesimin tim, dhe ai “bubble” që jetuam dy vitet e fundit po fillon të shfryhet. Kompanitë e mëdha, por dhe më të vegjlit pas tyre, po kërkojnë që punonjësit të kthehen në zyra, duke zbehur iluzionin se puna nga distanca ka të njëjtin rendiment me punën në zyrë. Gjithashtu, situata ekonomike e kushtëzuar nga lufta në Ukrainë, po detyron shumë kompani të bëjnë shkurtime. Vetëm muajin e fundit, gjigandet e teknologjisë kanë lajmëruar shkurtime që arrijnë një total prej mbi 85 mijë personash, që në treg perkthehen në një rritje të skajshme të ofertës.

Është e pashmangshme që këta dy faktorë, të kenë efekt edhe në tregun tonë, sidomos tani që niveli i pagave të programuesve shqiptarë ka arritur nivele që tejkalojnë shumë vende të BE-së dhe janë të krahasueshme me vendet kryesore si Gjermania e Franca.

Në këto kushte, në tregun ICT në Shqipëri kemi dy alternativa: të bëjmë një kthim prapa, në kushtet e para-pandemisë, e të përpiqemi të bëhemi sërish joshës nëpërmjet kostove të ulëta, duke vazhduar të eksportojmë “krah pune”, ose të shfrytëzojme këtë ‘know-how’ të krijuar në këto vite, për të prodhuar produkte “Made in Albania”, fillimisht për tregun e brendshem, por gjithmone të konceptuar globalisht, që pasi të kolaudohen në tregun vendas, të gjejnë treg edhe jashtë.

Do ta kuptoja cilindo qe instinktivisht do të thoshte që nuk ka treg për software në Shqipëri. E dëgjoja shpesh gati tre vjet më pare, kur në kompaninë që drejtoj, po punonim për devPOS, një software shitjesh në kuadër të procesit të fiskalizimit. Fatmirësisht, nuk u stepëm nga këto paralajmerime, dhe ndërtuam një sisitem, paralelisht me një strukturë solide kujdesi klienti, që sot përdoret nga 17,500 biznese dhe renditet si zgjidhja me e përdorur midis 44 alternativave në treg.

Nga ky proces, këto dy vjet, kemi kuptuar jo vetëm që në Shqipëri ka treg për zgjidhje software, por ka një uri të jashtëzakonshme për zgjidhje cilësore dhe mbi të gjitha për trajtim serioz. Nga kontakti me këto biznese, ne kemi identifikuar shumë nevoja të tregut, zgjidhjet për një pjese të të cilave po i prezantojmë në këtë panair, e një pjesë tjeter jemi ende duke i punuar, dhe natyrshem synimi i radhës do të jetë kalimi i kufijve të Shqipërisë, diçka sot shume më lehte e arritshme me ofrimin ne cloud dhe abonimin si ‘Software-as-a-service’ te sistemve, që e bën shumë të lehtë shitjen e tyre kudo, nëpermjet internetit. Sigurisht, për këtë do përpiqemi të vendosim komunikimet e duhura me përfaqesuesit e nderuar të shteteve fqinje të pranishem në këtë panair.

Mbeshtetur ne kete vizion, ne kemi trefishuar personelin në dy vitet e fundit dhe jemi një nga kompanite me qëndrushmerinë më të lartë të personelit në treg. Mbi të gjitha, kemi klientë gati 17% të bizneseve shqiptare, gjë që na jep një dorë të jashtëzakonshme në identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e produkteve të reja.

I bindur që kjo është rruga që duhet të ndjekim si sektor, nga tani e në vijim, shpresoj që ky panair të shërbeje si një pikënisje edhe për vendosjen e kontakteve me aktorë të tjerë të tregut, për të ecur drejt një strategjie të perbashket në këtë drejtim.

Duke ju falenderuar edhe njëherë, ju uroj të gjithëve 4 ditë shumë produktive.
Suksese!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb