Të njëjtat sy, e njëjta gojë dhe fytyra shumë e bukur si e mami Monica Belluci. Është Deva Cassel, vajza 15-vjeçare e artistes dhe e aktorit Vincent Caseel, që ka përfunduar nën reflektorët e kritikëve social.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Divë e botës së modës, me markat e mëdha që duan ta kenë imazhin e tyre në fushatat publicitare, ylli i ‘vogël’ është akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale pikërisht për ti ngjarë nënës së saj të famshme. Shumë ndjekës kanë vënë re ndryshime në fytyrën e saj prej adoleshenteje, buzë më mishtore dhe vetulla dhe qerprikë më të lartë, duke menduar menjëherë për ndërhyrje kirurgjikale.

Përse nuk je mirë ashtu siç je?Dukeshe më e bukur përpara operacioneve, nuk duhet të imitosh nënën tënde dhe të vjedhësh identitetin e saj. Eshtë më mirë kur je vetvetja dhe të gjesh rrugën tënde’, shkruan një ndjekës. Deva nuk është menduar gjatë dhe në një story në Instagram ka mohuar një herë e mirë për të gjitha thashethemet e haters dhe ka publikuar disa foto private të saj, kur ishte fëmijë:’Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël.

Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po influencojnë jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë…’ dhe më pas shton:’Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetdijshme që thashethemet janë pjesë e botës social dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb