Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku mbetën të plagosur babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç. Pas disa minutave në spital, babai nuk mundi të mbijetonte.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, teksa raporton se në tentativë për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. Për shkak të planit të masave të dy ditëve të fundit, forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

6 persona, dyshohet të gjithë nga familja Tatozi nga Durrësi, janë shoqëruar nga policia. Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb