I afërmi i 20-vjeçarit të arrestuar në Devoll për përdhunimin e një gruaje me probleme të shëndetit mendor hedh poshtë akuzat ndaj tij. Bilbil Karumi shprehet në një prononcim për mediat se policia e ka arrestuar pa prova dhe se deklaratat e 43-vjeçares nuk janë të besueshme.
“E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë”, shprehet ai.