DEVOLL

Një zonë e quajtur Çardhak mes rrethit të Devollit dhe të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Disa vatra zjarri janë ende aktive prej mesditës së të martës dhe rrezikojnë dhe zonën pyjore me bredha dhe ha.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se deri tani janë djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët prej dy hektarësh ose shkurre ndërsa mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Mësohet se deri tani nuk ka të lënduar në njerëz apo banesa të prekura nga zjarri.

Burime nga Bashkia Devoll bëjnë me duke se terreni i thyer malor ja pamundësinë zjarrfikëseve të shkojnë në vendngjarje. Ato u nisën por u kthyen më pas mbrapsht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb