Vijojnë të jenë prezente vatrat e zjarrit të shfaqura pasditen e së Martës në zonën e Çardhakut në Devoll.

Edhe pse u nisën forca zjarrfikëse në drejtim të Çardhakut, terreni i thyer malor dhe mjaft i vështirë ka penguar rrugën e mjeteve zjarrfikëse të cilat nuk kanë mundur të mbërrijnë në destinacion.

Gjithashtu vatrat e zjarrit të cilat vijojnë të jenë prezente, kanë zgjeruar perimetrin e tyre duke zbritur akoma më poshtë kodrës së Çardhakut.

Ndërkohë është mësuar se janë djegur mbi 2 hektarë me bimësi të ulët dhe drurë.
Burime bëjnë të ditur se ditën e nesërme nëse situata do të vijojë e njejtë do të organizohen 50 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjeve në drejtim të Çardhakut.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb