Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë live në ”News24” ka thënë se Bashkia nuk dezinfekton vetëm rrugët por edhe banesat e të infektuarve me COVID-19 në Tiranë.

Madje Veliaj tha se Bashkia ka dhe mini- hartë të këtyre personave dhe vizitave të mundshme që kanë bërë për të dezinfektuar dhe ato mjedise për të minimizuar përhapjen e COVID-19.

”Bashkia e Tiranës dhe institucionet konsiderohet prapavijë. Vija e dytë janë ata që ofrojnë shërbimet, transportin për mjekët dhe infermierët. Dezinfektimi. Pashë sot që kishte filluar Italia dezinfektimin që Tirana ka dy muaj që e bën.
Duke ruajtuar anonimitetin ne bëjmë dezinfektimet në shtëpi në rastet kur janë identifikuar vendbanimet e personave të infektuar dhe kemi një minihartë të vizitave që kanë bërë.”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb