TIRANE- Një “shaka e kripur” po i kushton jo pak një adoleshenti. Ermir V., 17 vjeç, me qëllim që të kishte disa orë më shumë pushim nga shkolla, vendosi të jepte një “alarm për bombë”. Ai la jashtë murit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, një çantë me shënimin “Bombë për qeverinë”.

Kaq mjaftoi që të përhapej panik dhe policia mbërriti me urgjencë në vendngjarje. U deshën disa minuta në ankth dhe panik, që uniformat blu të kuptonin se alarmi për bombë ishte i rremë. Në fakt, nuk do të kalonte shumë kohë dhe policia formatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit”. Edhe gjatë hetimeve, ashtu si dhe në krye të herës, Ermir V. u ka thënë prokurorisë, se nuk kishte qëllim të përhapte panik apo të krijonte shqetësime, veç faktit se donte të bënte një ndaloi Ermir V. si të dyshuar për ngjarjen.

Ai u hetua për disa muaj nga Prokuroria e Tiranës, e cila tashmë ka vendosur që dosjen penale në ngarkim të adoleshentit t’ia dorëzojë gjykatës. Ermir V., do të përgjigjet para drejtësisë për akuzat e “Përhapjes së inditë më shumë pushim nga shkolla. Gjykatësi Albert Meca, është përcaktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar dosjen penale ndaj gjimnazistit, procesi ndaj të cilit pritet të nisë brenda pak ditësh, por me gjasë vendimi ndaj tij do të merret në shtator.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: