ITALI- Avokati i familjes së Gjergj Gjonit, shqiptarit 22-­vjeçar nga Puka që u vra nga një pensionist italian, pasi mendoi se po i vidhte shtëpinë, ka kërkuar sot që atij t’i bëhet një ekspertizë mjekësore për të përcaktuar nëse vuan nga çrregullime mendore.

Kjo kërkesë është depozituar ditën e sotme në organet kompetente. Kërkesa vjen një ditë pasi ekspertiza mjeko­ligjore doli në përfundimin se vdekja e 22-­vjeçarit erdhi nga një plumb i vetëm në kraharor.

Për shkak të deklaratave kontradiktore të pensionistit, qoftë përpara prokurorëve, qoftë edhe para mediave, avokati Francesco Mingiu ka kërkuar që pensionistit të ekzaminohet për sëmundje të shëndetit mendor.

“Duam të kuptojnë nëse çrregullimet e tij mendore kanë ardhur këto ditë për shkak të ngjarjes, apo i ka patur edhe më parë. Këtu ka shumë gjëra të paqarta dhe natyrisht që Scignano nuk është i qëndrueshëm psikologjikisht”, tha avokati sot para mediave, shkruan “Milano Today”.

Deri më tani, me daljen e ekspertizës mjeko­ligjore, janë ngritur dyshimet se pensionisti e ka vrarë me dashje shqiptarit. Kjo do të konfirmohet si pistë kryesore pas ekzaminimeve balistike, për të përcaktuar distancën e qitjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: