PRISHTINE– Visar Ymeri, i cili pak ditë më para dha edhe dorëheqjen nga posti i kreut të Vetëvendosjes, pohoi se deri më tani nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve brenda partisë.

Deputeti i VV-së ka theksuar se nuk ka parë ndonjë vullnet që të reflektohet mbi problemet që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë lëvizje.

“Sot patëm një mbledhje në të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit. Nuk është se ka pasur ndonjë përparim edhe pse ka mbetur që formalisht të vazhdoj përsëri mbledhja. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Deri tani nuk pashë ndonjë lëvizje nga problemi, pa pasur një dakordim se çfarë e ka nxitur problemin dhe se si duhet të ecet përpara. Ditëve në vijim do të diskutojmë për zgjidhjen e problemeve”, ka theksuar Ymeri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb