Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vizituar sot familjen e nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për çlirimin e Tiranës.

Meta tha se Caka me aktin e tij vetëmohues asgjesoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të Tiranës.

STATUSI I PLOTE
Ishte nder të vizitoja sot familjen e Estref Cakës, nipit të Heroit të Popullit, Estref Caka, i cili dha jetën për Çlirimin e Tiranës.
Nderim dhe mirënjohje përjetë njërit prej komandantëve më trima të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili me aktin e tij vetëmohues asgjesoi një nga qendrat kryesore të zjarrit armik, për të lehtësuar përparimin e çlirimtarëve drejt sheshit kryesor të kryeqytetit tonë.
Nderim të gjithë Dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.
Nderim të gjitha nënave shqiptare, të cilat ringjallën Dëshmorët e Atdheut, duke u vënë emrat e tyre fëmijëve që lindën, për t’u bërë trima e patriotë, përherë të gatshëm për të sakrifikuar edhe jetën e tyre në mbrojtje të Shqipërisë, nga çdo armik që kërcënon Lirinë, Pavarësinë dhe Sovranitetin e saj. ??

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb