Në emision “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua një tematikë mjaft e veçant mbi folklorin dhe “Bejten”.

Heronjtë që mbetën në këngë…

Bejtja,  rrymë letrare e pa hulumtuar, mijëra faqe letërsi shqipe, ose dhjetëra-mijëra vargje poezi lirike, epike, me temë fetare dhe laike, nga një periudhë relativisht e panjohur e kulturës shqipe, mbeten të panjohura ose në hije…

Moj Lepenica në grope
Çi bëre njerëzit me kokë?
Ahmet Islamin me shokë
Të dëgjuarit në Europë….

Lepenica, fshati që mbeti në këngë nëpërmjet veprimtarive luftarake me nje kontribut të figurave më në zë të asaj kohe, që mbetën në pluhurin e harresës. Figurat historike të luftës së vlorës, të vitit 1920,  na i sjell kënga popullore, nëpërmjet trajtimit folklorik.
Kjo epope mbetet një dëshmi e forcës shpirtërore të një populli.

Beuni po rënkon thellë
Barçalla dërgon haber
Tu flas burrave te venë
Atje ta bëjnë benë
Përmbi shkabën me dy krerë.

Vargjet e kësaj kënge e cila përkon me bejten, ka ngjallur brenda shpirtit njerëzor kujtimin dhe fizikun e personazhit i cili është trajtuar dhe është hero me kontribut të jashtëzakonshëm.

Vajton Stogoi dhe Shushica
Trimin Ahmet Lepenica
Jeta mal me sakrifica
Sa Çika dhe Këndrevica….

Këto vargje të përcjellin një tablo të përplasjes së luftëtarëve të popullit shqiptar me atë Italian.
Lufta e vlorës  është një ngjarje me rëndësi të madhe. Vet brenda saj është e ngulitur mirë krijimi folklorik i cili është pasqyrimi i një realiteti të caktuar.
Ahmet Lepenica ishte organizatori formacioneve ushtarake, më 2 dhjetor të vitit 1920 disa mijra vullnetar të armatosur u paraqitën në Beun dhe në pika të tjera të caktuara, të organizuar në çeta e të udhëhequr nga një luftëtar trim. Në mbrëmjen e 5 qershorit kryengritësit filluan sulmin, nën komandën e Ahmet Lepenicës, hodhēn gunat e tyre mbi telat me gjëmba dhe mes përleshjes së fuqishme mbeti i vrarë edhe gjeneral Goti.

Obobo se ç’ qënka Kota
Më e bukur se Evropa
Bytym mitroloz e topa….

Ajo që êshtë shumë e rëndësishme është se ky folklor i bukur dhe dallues i një kulture që i ka rrënjët e hereshme, po mbahet gjall nga breza të rinjsh që e duan fort këngën labe dhe vargjet, ky është grupi polifonik “Ballkoni Vlorës”.

Kush e prishi Italinë
Osmën Haxhiu me dy Qazimë
Bimbash Ahmet efendinë

Kështu mbeti emri, vepra dhe figura e Ahmet Lepenicës, njeriu që dhuroi shpirtin për atdheun.
. Si tribun popullor dhe luftëtar me
armë në dorë për lirinë e Atdheut,  fluturon në krahët e nderimit respektor të këngës.
Dhe në ditë me diell. Dhe në netë me stuhi. Në ndërgjegjen historike të Shqipërisë, figura dhe
personaliteti i tij janë gdhendur si me daltë mjeshtri, ku në pah përherë del urësia, trimëria dhe
zemërgjerësia shembullore që e karakterizonte.
Ahmeti mbeti edhe  në vargjet e vajit…
Dajua i tij e vajtoi me “ligje” pas vdekjes.

Seneja dyzet e një
Janari katermbedhjetë
Çdo tu them more shokë?
Vdiq major Ahmeti shkretë
Dhe officer kur u bë
Në atë Turqinë e shkrete
Yzbash baba e major vetë
Erdh te nëna që e bë
Vdiq te i desh xhani shkret….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb