2 ndeshje brenda 3 ditësh ishin një ngarkesë e madhe për legjionarët kuqezi. Franca na kushtoi shumë në asketin fizik pasi lojtarët ishin gjatë gjithë kohës në ndjekje të topit. Kjo detyroj trajnerin Edy Reja të ndryshoj mbi 50% të formacionit duke hedhur në fushë 6 lojtarë të rinjë. Ndaj Islandës ishte një sfidë që përcaktonte fatin e Shqipërisë në “Euro2020”, futbollistët dhanë gjithçka në fushë duke siguruar një fitore të madhe me “poker” golash. Ky grumbullim me ekipin përfaqësues erdhi me shumë kosto për një pjesë të mirë të lojtarëve. I pari që u largua ishte Etrit Berisha si pasojë e një dëmtimi.

Berisha3
Berisha3

Gardiani kuqezi u rikthye menjëherë te ekipi i tij Spal për të qenë gati për sfidën kundër Lazios. Berisha ka vijuar stërvitjen i diferencuar ndërsa në radhët e ekipit shpresojnë shumë që të rikuperohet në kohë për përballjen kundër ekipit kryeqytetas.

Berisha
Berisha

Kjo është një sfidë që dhe Berisha e pret me padurim, kundër ish ekipit të tij dhe kundër Strakoshës, rivali më i madh për një vend në formacionin e Edy Rejas.

Hysaj
Hysaj

I dëmtuar nga sfida kundër Islandës doli dhe kapiteni Elseid Hysaj. Anësori kuqezi realizoi golin e parë me fanellën e Kombëtares, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë por një shqetësim në pulpë e detyroi të lë fushën. Hysaj nuk shihet si titullarë në sytë e Ancelottit dhe ky dëmtim vjen në një moment delikat.

Gjimshiti
Gjimshiti

I dëmtuar nga ndaj ishullorëve doli dhe Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi është rikthyer tek Atalanta ku po zhvillon një stërvitje të diferencuar. Gjimshiti po kalon një moment shumë të mirë, mungesa e tij do të ishte një shqetësim i madh për trajnerin Gasperini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb